Fitore emocionuese në transfertë, Struga e Duros nis shkëputjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 21:51

Fitore emocionuese në transfertë, Struga e Duros nis shkëputjen

Struga e Shpëtim Duros, regjistroi një fitore emocionuese në transfertë ndaj Rabotniçkit me rezultatin 1-2, duke nisur shkëputjen në renditje. 

Radeski-gol--768x512

Kampionët në fuqi të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, thelluan diferencën në 3 pikë nga ndjekësit e Shkupit, që këtë javë nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Voska Sport, teksa në barazim 1-1 u ndal edhe Shkëndija ndaj Vardarit.  

Për sa i përket duelit të sotëm të fituar nga Struga, ishte Radeski ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që vendasit vendosën baraspeshën e përkohshme me Stojanovskin në minutën në minutën e 69-të, ndërkohë që goli i dytë u shënua nga Vlajkoviç në minutën e 70-të. 

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 85-të, Struga mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bojkut.  

STURGA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"