Firmos një bullgar te Tirana, mungojnë Morina dhe Curri

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 30, 2015 | 12:42

Firmos një bullgar te Tirana, mungojnë Morina dhe Curri

martin kavdanskiMartin Kavdanski është futbollisti i tretë që prezantohet zyrtarisht nga Tirana si përforcimi i radhës për sezonin e ri.

Mbrojtësi 28-vjeçar vjen nga kampionati bullgar, ndërkohë që në sezonin e kaluar, në gjysmën e parë ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Nëse përflitej se ai do të ishte në provë me ekipin kryeqytetas, diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi ai ka firmosur dhe është zyrtarisht lojtar i kryeqytetasve për një sezon.

Firma

Mbrojtësi 28-vjeçar ka luajtur për shumë ekipe gjatë karrierës së tij, kryesisht në kampionatin bullgar, ndërsa në fazën e parë të sezonit 2014-2015 ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Vitin futbollistik 2014-2015, ai e mbylli me Marekun në Bullgari. Ndërkaq, në karrierën e tij, Kavdanski ka qenë pjesë e ekipeve si: Slavia Sofia, Lokomotiv Plovdiv, Lokomotiv Mezdra, Beroe dhe Chernomorets Burgas. Në sezonet 2005-2007 ai ka qenë pjesë e Metz. Qendërmbrojtësi bullgar do të jetë për një sezon pjesë e Tiranës.

“Tirana ka zyrtarizuar me firmë sot marrëveshjen me qendërmbrojtësin bullgar Martin Kavdanski. Futbollisti ka mbërritur në kryeqytet për të realizuar marrëveshjen 1- vjeçare”, shkruhej ndër të tjera në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social, për të publikuar dhe zyrtarizuar  afrimin më të ri.

Dilemat

Afrimi i Gërçaliut, Smajlit dhe së fundmi edhe mbrojtësit bullgar Kavdanski bën që të paktën tre futbollistë që kanë qenë me kontratë te Tirana në sezonin e shkuar, të jenë në balotazh mes tyre. Bëhet fjalë për Debatik Currin, Gentjan Muçën dhe Entonio Pashajin, që janë gjithashtu mbrojtës që kanë shërbyer te bardheblutë sezonin që lamë pas. Me afrimin e tri blerjeve të para të bardhebluve, hapësira ngushtohet shumë për tre emrat e përmendur. Muça aktualisht është në aventurën europiane që ka me Kukësin, Curri ka pritur ftesë nga klubi për të diskutuar nëse do të gjendet akordi për të rinovuar dhe Pashaji gjithashtu që do të diskutojë kontratën për të ardhmen. Tirana e këtij sezoni, që ka në krye Shkëlqim Muçën, ka nisur me përforcime në repartin e prapavijës. Tri afrimet e para që edhe janë prezantuar i përkasin repartit difensiv dhe në këtë mënyrë lihet të kuptohet se do të ketë një balotazh mes tre mbrojtësve që kanë qenë në ekip gjatë sezonit të kaluar. Merkato është ende e hapur dhe madje është në startin e saj, por plotësimi i nevojave për lojtarë bën që Tirana të lërë jashtë disa të tjerë nga ata të një sezoni më parë.

Përgatiti: OLSI TUJANI






www.minuta90.com