Finalja e Ligës së Konferencës/ Zbulohet plani i klubit të Romës, po diskuton me Këshillin Kombëtar për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2022 | 15:34

Finalja e Ligës së Konferencës/ Zbulohet plani i klubit të Romës, po diskuton me Këshillin Kombëtar për…

Për tifozët e Romës kanë dalë shumë ndërlikime sa i përket organizimit të transfertës së Tiranës për të ndjekur ndeshjen finale. Gjithashtu, ata kanë pasur edhe anulime të shumta të fluturimeve, të cilat i kishin rezervuar kohë më parë.

olimpico

Ndërkohë, në Tiranë nuk gjen më dhomë hoteli, edhe ato pak që janë, lëshohen me çmim shumë të lartë. Për të shmangur këto problematika, po mendohet që stadiumi “Olimpico” të hapet dhe të lejojë tifozët që ta ndjekin finalen aty, në disa ekrane gjigante ku mund të bëjnë tifozllëk në shtëpi. Për këtë klubi i Romës po punon në ditën e fundit dhe po diskuton me Këshillin Kombëtar për të marrë lejë që të hapë stadiumin “Olimpico”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"