Finalja e Champions-it ndaj Interit/ Pep Guardiola, gati të hyjë në klubin e më të mirëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 21:09

Finalja e Champions-it ndaj Interit/ Pep Guardiola, gati të hyjë në klubin e më të mirëve

Karlo Ançeloti u bë trajneri i parë sezo nin e shkuar që e fiton Ligën e Kampioneve për herë të katërt. Por Pep Guardiola mund t’i bashkohet grupit elitar të trajnerëve që e kanë fituar tri herë në rast se Mançester Siti do të mposhtë Interin në finalen e Stambollit më 10 qershor.

guardiola

Tekniku katalanas do të bëhej gjithashtu vetëm tekniku i gjashtë i cili e fitonte trofeun me më shumë se një skuadër.

Përpara se Reali i Madridit të tij të fitonte kundër Liverpulit në “Stade de France”, Ançeloti ishte vetëm një prej tre trajnerëve që kanë ngritur trofeun 4 herë. Por cilët janë trajnerët më të suksesshëm në historinë e Champions-it, më të vjetrit, të rinjtë dhe ata që kanë fituar atë fillimisht si lojtarë?

Guardiola5

KARLO ANÇELOTI

(Milan 2003, 2007; Real 2014, 2022)

Dy herë fitues i këtij trofeu me Milanin si mesfushor, Ançeloti bëri tranzicion natyral drejt trajningut. Ai udhëhoqi kuqezinjtë drejt suksesit në vitin 2003 (kundër Juves) dhe në 2007 (kundër Liverpulit) dhe u desh mrekullia e Stambollit në vitin 2005 ajo që i mohoi një tjetër trofe.

Një triumf në kohën shtesë kundër Atletikos në 2014-ën i siguroi trofeun e tretë dhe në 2022-shin italiani u bë trajneri i parë që udhëheq skuadrën e tij drejt 5 finaleve dhe i pari që regjistron 4 fitore.

BOB PEISLI

(Liverpul 1977, 1978, 1981)

Peisli mori frenat e klubit nga ikona Bill Shenkli në 1974-ën, duke thënë me përulësi se ai do të bënte më të mirën. Nëntë vite më vonë, ai u tërhoq pasi e udhëhoqi Liverpulin drejt 6 titujve kampion në Angli, 1 Kupe UEFA, 3 Kupa Lige dhe 3 Kupa Kampionesh.

Pas sukseseve në 1977-ën (kundër Borusia Mynshengladbahut) dhe në 1978-ën (kundër Klub Bryzhit), një fitore 1-0 ndaj Realit të Madridit në Paris në 1981 bëri 3 suksese europiane në pesë sezone.

KOMBESITE E TRAJNEREVE

ZINEDIN ZIDAN

(Real Madrid 2016, 2017, 2018)

Ndoshta futbollisti më i mirë i brezit të tij, Zidan e fitoi Ligën e Kampioneve vetëm një herë përpara se të varte këpucët në gozhdë, por duhet luajtur një rol në këtë triumf, me golin spektakolar fluturimthi që i shënoi Bajer Leverkusenit në finalen e 2002-shit.

Asistent i Ançelotit në vitin 2014, francezi e eklipsoi këtë status që në tri sezonet e tij të para në “Bernabeu” si trajner i parë, duke u bërë njeriu i parë i cili e dërgon një skuadër drejt tri sukseseve radhazi në Champions.

STRATEGET E CHAMPIONS-IT

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"