Finale dhe rekord shtetëror në 4×100 metra, Italia e udhëhequr nga medalisti Xhakobs vazhdon shkëlqimin në atletikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2021 | 9:12

Finale dhe rekord shtetëror në 4×100 metra, Italia e udhëhequr nga medalisti Xhakobs vazhdon shkëlqimin në atletikë

Italia vazhdon të shkëlqejë në disiplinën e atletikës në Lojërat Olimpike. Pas medalje së arit të fituar nga Marsell Xhakobs dhe rekordit shtetëror, italianët kanë arritur të sigurojnë një vend në finalen e madhe të vrapimit 4×100 metra.

italyjakobs

Katërshja e udhëhequr nga kampioni Xhakobs arriti kohën 37.94 sekonda duke përmirësuar rekordin e mëparshëm italian me rreth 5 sekonda i cili ishte 42.84 sekonda. Italia zuri vendin e tretë në bateri duke u renditur poshtë Kinës dhe Kanadasë të cilat kapën kohën 37.92 sekonda.

Një kohë jo e pamundur për Xhakobs & CO të cilët në finalen e nesërme mund të sigurojnë një tjetër medalje ari nisur dhe nga momenti i mirë që po kalon sprintjeri. Dështim në këtë Olimpiadë ishte USA e cila nuk arriti të kualifikohet në finale dhe pse ishte një ndër favoritet për medalje.

kkkk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"