VIDEO/ FIFA mbyll zyrtarisht votimin, ja kë zgjedhin fansat si golin më të bukur të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2018 | 17:40

VIDEO/ FIFA mbyll zyrtarisht votimin, ja kë zgjedhin fansat si golin më të bukur të Botërorit

FIFA ka mbyllur zyrtarisht sondazhin për goli më të bukur të Botërorit. Në këtë votim morën pjesë mbi 3 milionë vizitorë të faqes “fifa.com” të cilët zgjodhën si golin më të bukur, atë të Pavard kundër Argjentinës. Ndërkohë që në vendin e dytë ka përfunduar goli i Huna Kuinteros nga goditja e dënimit i shënuar në fazën e grupeve.

pavarddd

Në vendin e tretë u rendit goli i Luka Modriç edhe ky i shënuar në fazën e grupeve në ndeshjen e Kroacisë përballë Argjentinës. Kështu Pavard bëhet lojtari i parë europian që nga krijimi i këtij çmimi në vitin 2006. Më para e kishin fituar Hames Rodrigez në vitin 2014, Diego Forlan në 2010 dhe Maksi Lopez në 2006.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"