Është vendosur shpesh në lupën e kritikave, Kimish “pensionohet” nga pasioni për futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 22:10

Është vendosur shpesh në lupën e kritikave, Kimish “pensionohet” nga pasioni për futbollin

Joshua Kimish është vendosur shpesh në lupën e kritikave gjatë këtij sezoni nga legjendat gjermane. Por me ripozicionimin si mbrojtës i djathtë, 29-vjeçari ka fituar reputacion. Ai dhuroi paraqitje të jashtëzakonshme kundër Francës dhe Holandës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe te Bajerni këto javë.

kimish

Por në një përshkrim të shkurtër mbi pasionin për futbollin, Kimish është “pensionuar” para kohe, duke i kushtuar më tepër interes familjes dhe gruas së tij: “Jeta jashtë fushës së blertë ka marrë rol parësor në jetën time. Më parë futbolli ishte gjithçka për mua.

Edhe kur kthehesha në shtëpi, sërish bisedoja vetëm mbi këtë lojë. Tashmë ka ndryshuar. Familjes nuk i intereson fare se si kam luajtur apo çfarë rezultati mori ekipi ku unë aktivizohem. Partnerja Lina meriton një statujë për kontributin. Kur largohem nga shtëpi dhe udhëtojmë në transfertë të largët për disa ditë, ajo merr përsipër çdo rol në shërbim të fëmijëve”, tha Kimish.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"