Ervis Kaja qëndron tek Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2015 | 15:19

Ervis Kaja qëndron tek Apolonia

Ervis Kaja firmos me ApolonineZërat për një largim të Ervis Kajës nga Apolonia janë përgënjeshtruar dje nga vetë lojtari. Në një bisedë për “Panorama Sport”, kavajasi ka sqaruar se do të vazhdojë të respektojë kontratën me Apoloninë. “Kam qenë i angazhuar me provime në fakultetin që ndjek në Tiranë, prandaj dhe nuk jam stërvitur me ekipin ditët e kaluara. Kjo nuk do të thotë se unë jam larguar”, ka sqaruar dje lojtari shtatlartë, i cili mund të bëjë disa role, teksa luan si mesfushor shkatërrues dhe qendërmbrojtës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"