Emanuelson: Falë Milanit, fitova kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 12:22

Emanuelson: Falë Milanit, fitova kombëtaren

Paraqitja e mirë e Urbi Emanuelson gjatë këtyre ndeshjeve miqësore me fanellën e Milanit nuk i ka shpëtuar trajnerit të kombëtares holandeze Van Gal. Ky i fundit ka vendosur ta grumbullojë mesfushorin kuqezi në një ndeshje kundër Belgjikës: “Jam shumë i lumtur që janë rikthyer në kombëtare. Për këtë grumbullim i jam mirënjohës trajnerit Van Gal, por edhe Masimiliano Alegrit, i cili më ka lënë të lirë që unë të shpreh te Milani klasin tim. Sivjet jam më mirë fizikisht dhe jam ambientuar akoma më tepër me futbollin e skuadrës sime. Edhe pse te Milani janë bërë shumë ndryshime, unë kam besim se drejtuesit e klubit do arrijnë të ndërtojnë një skuadër kompetitive”, – ka përfunduar mesfushori holandez.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"