EKSKLUZIVE/ U sulmua barbarisht, Rexhinaldo vendos të shkojë në polici dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 23:55

EKSKLUZIVE/ U sulmua barbarisht, Rexhinaldo vendos të shkojë në polici dhe…

Sulmuesi nga Mozambiku i Laçit, Arturo Rexhinaldo, mësohet se është dhunuar barbarisht gjatë ditës së sotme në Kamëz. Ai së bashku me partneren e tij i janë drejtuar policisë, por burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se ende nuk është bërë një kallëzim zyrtar nga ana e futbollistit. Gjithsesi, gjatë orëve të pasdites, Rexhinaldo ka vendosur të bëjë zyrtarisht kallëzimin në komisariatin numër 5 në Tiranë, për sulmin barbar që i ndodhi ditën e sotme. Në këto momente, ai gjendet në ambientet e komisariatit, ku po bën edhe kallëzimin.

rexhinaldooo

Arturo Rexhinaldo është i tronditur pas dhunës së ushtruar ndaj tij ditën e sotme. I kontaktuar nga gazeta “Panorama Sport”, sulmuesi i Laçit, nuk pranoi të jepte detaje, edhe pse la të kuptohet se gjithçka e raportuar ka ndodhur. “Për këtë çështje nuk mund të flas tani, nuk mund të jap sqarime. Më mirëkuptoni…”, – është shprehur mozambikasi, i cili u bë i njohur në Shqipëri gjatë sezonit të kaluar me Luftëtarin, ndërsa këtë kampionat me Laçin ka shënuar 12 gola.

rexhinaldo

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"