EKSKLUZIVE/ Teuta bën goditjen në merkato, kthen ish-sulmuesin e Partizanit dhe Skënderbeut nga Ukraina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2023 | 18:58

EKSKLUZIVE/ Teuta bën goditjen në merkato, kthen ish-sulmuesin e Partizanit dhe Skënderbeut nga Ukraina

Klubi i Teutës ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato, teksa ka përforcuar radhët e sulmit. “Panorama Sport” ka mësuar se Realdo Fili, një emër i njohur për futbollin shqiptar, është bërë pjesë e bregdetarëve.

realdo fili

Futbollisti i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve si Apolonia, Partizani, Kamza, Skënderbeu e Luftëtari në elitën e futbollit shqiptar, në vitet e fundit provoi eksperienca jashtë. Ai fillimisht shkoi te Botoshani në Rumani e më pas te Çernomorets Odesa në Ukrainë.

Pas kësaj eksperience të fundit, Fili ishte në kërkim të një skuadre dhe më së fundmi duket se ka gjetur akordin me durrsakët, duke u vënë që sot nën urdhrat e trajnerit Diego Longo.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL