EKSKLUZIVE/ “Të hedhin 1 milion euro”, Idrizi bllokon brazilianët dhe zbulon projektin e stadiumit: Flamurtari do ta bëjë si… Milani!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2022 | 23:39

EKSKLUZIVE/ “Të hedhin 1 milion euro”, Idrizi bllokon brazilianët dhe zbulon projektin e stadiumit: Flamurtari do ta bëjë si… Milani!

Sinan Idrizi bllokon largimet nga Flamurtari. Lojtarë si Flores, Xhonatan, Fernando, Oliveria apo edhe Iakoveli, mund të jenë në optikën e klubeve të Superiores.

SINAN IDRIZI

Jo më kot trajneri dhe drejtori sportiv i Partizanit ndoqën ndeshjen që kuqezinjtë luajtën para dy javësh në Korçë me Skënderbeun. Por administratori ka mbyllur gjithçka.

Ai ka zhvilluar një takim kokë më kokë orët e fundit me Marcelo Troisin. Duke qenë se është vetë trajneri që i ka sjellë ata në Vlorë, kreu ia ka bërë të qartë se nuk shet asnjë futbollist.

“Panorama Sport”, zbulon ekskluzivisht diskutimin që ai ka zhvilluar me teknikun brazilian, ku në fokus kanë qenë lojtarët nga vendi i “sambës”, por jo vetëm.

“Nuk i shesim asnjë lojtar. Nuk i japim as Partizanit dhe as ndonjë skuadre tjetër. Nuk kam për të shitur. Po të duan të vijnë e të hedhin 1 milion euro dhe pastaj flasim. Por jo, nuk ka shanse!

Ne po bëjmë ekip dhe duam që të realizojmë objektivat tanë. Të jemi të qartë, nuk shesim”, i ka thënë Idrizi, trajnerit Troisi. Ndërkaq, pak ditë më parë, i pyetur nga gazeta “Panorama Sport” për interesin e Partizanit, administratori deklaroi:

“Kishin ardhur për t’i parë… edhe? Kjo tregon se përfundimisht jemi bërë ekip që na vëzhgojnë të tjerët”.

PROJEKTI – Gjatë bisedës me Marcelo Troisin, Sinan Idrizi i ka treguar edhe projektet madhore në infrastrukturë, që pritet që zbatohen në Vlorë. Teksa i tregonte pamjet që kishte në telefon, i thotë:

“Shiko projektin e stadiumit. Do ta bëjmë si të Milanit. Këtë javë do të vijë kryeministri Rama ta prezantojë projektin. Tani nuk ka më, do të përqendrohemi tek infrastruktura”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"