EKSKLUZIVE/ Sulmuesi i jep “lamtumirën” Tiranës: E mbylla me bardheblutë, do të iki në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 23:00

EKSKLUZIVE/ Sulmuesi i jep “lamtumirën” Tiranës: E mbylla me bardheblutë, do të iki në…

David de Silva e mbyll me Tiranën. Lojtari brazilian ishte dje në “Skënder Halili”.

DE SILVA

Ai dorëzoi bazën materiale dhe më pas u përshëndet me shokët e skuadrës, duke mbyllur zyrtarisht aventurën me Tiranën.

Vetë sulmuesi për “Panorama Sport” ka konfirmuar shkurtimisht.

“Po, kam prishur kontratën me Tiranën. Tani do të kthehem në Brazil”, tha De Silva.

Lojtari mbërriti në janar nga Portugalia, por asnjëherë nuk ia doli që të futej në filozofinë e bardhebluve.

Te Tirana, gjatë qëndrimit të tij, u aktivizua në 19 takime, duke shënuar 2 gola, dhënë një asist dhe duke qenë në fushë 963 minuta në Superiore dhe 255 në Europë.

De Silva më parë kishte luajtur me Kastriotin, por te bardheblutë nuk dha pothuajse asgjë në fushën e lojës, sidomos në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"