EKSKLUZIVE/ Skënderbeu përforcon skuadrën, korçarët afrojnë në ekip dy 19-vjeçarë nga Gana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 13:47

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu përforcon skuadrën, korçarët afrojnë në ekip dy 19-vjeçarë nga Gana

Korçarët po tregohen aktiv në merkato, ku së fundmi kanë finalizuar 2 goditje, dy 19- vjeçarë që vijnë nga Gana.

Skenderbeu festa e golit

Skënderbeu ka arritur akordin me mbrojtësin Kelvin Edo Doseh, 190 cm i gjatë, i cili pritet të jetë një nga pikat e forta në prapavijë. 19-vjeçari do t’i bashkohet klubit korçar për tri sezonet në vijim.

Edo vjen nga skuadra ganeze e nivelit të tretë Mountainers FC. Teksa më herët ka provuar të luajë në kategorinë e dytë të Izraelit, por pa arritur sukses.

doseh

Skënderbeu ka gjetur edhe zëvendësuesin e Alfred Mensah, i cili është 19 vjeç dhe në sezonin e fundit ka qenë shok skuadre me Kelvin Edo Doseh. Bëhet fjalë pikërisht për qendërsulmuesin Sumaila Abubakari.

Pas bisedimeve të suksesshme, “pyka” ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare me Skënderbeun, që sipas mediave ganeze, korçarët kishin kohë që e monitoronin.

Ashtu si mbrojtësi, edhe Abubakari vjen nga klubi Mountainers FC, por më herët ka luajtur edhe për “FC Zaytuna” dhe “Cheetah FC”. Sulmuesi shtatlartë shquhet për fizikun dhe kontrollin e mirë të lojës me kokë.

abubakari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"