EKSKLUZIVE/ Peripecitë që bëjnë heroik barazimin e Laçit, tre lojtarë mbërritën vetëm 4 orë para sfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2022 | 22:22

EKSKLUZIVE/ Peripecitë që bëjnë heroik barazimin e Laçit, tre lojtarë mbërritën vetëm 4 orë para sfidës

Skuadra e Laçit ka arritur një barazim shumë të rëndësishëm sot në Zimbru të Moldavisë ndaj Petrokub Hinçeshti, në një sfidë të luajtur për më shumë se një orë me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Spahiut. Por për Laçin, ky rezultat kishte edhe më shumë vlerë për shkak të problemeve të ndryshme që i dolën në udhëtimin drejt Moldavisë.

bandicam 2022-07-21 20-34-19-263

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se rruga drejt Moldavisë nuk ka qenë e thjeshtë për faktin se tre lojtarët afrikanë të Laçit kanë pasur probleme me dokumentacionin e tyre. Saliu Guindo, Adeleke Akiniemi dhe Majkëll Babatunde, kanë pasur vështirësi me dokumentacionin dhe nuk mund të udhëtonin bashkë me skuadrën.

Ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka shkuar në Moldavi që një ditë më parë, lojtarët kanë plotësuar dokumentet dhe më pas kanë udhëtuar të vetëm, duke mbërritur në qytetin ku zhvillohej ndeshja vetëm 4 orë para fillimit të sfidës. Një sakrificë e jashtëzakonshme, e cila në fund u shpërblye me një rezultat që mban Laçin në lojë për kualifikimin e mëtejshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"