Postuar: Janar 5, 2023 | 11:06
EKSKLUZIVE/ Pas dy viteve në klub, Realf Zhivanaj largohet nga Tirana
Mbrojtësi Realf Zhivanaj nuk do të jetë më pjesë e klubit të Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga gazetari Olsi Avdiaj për “Panorama Sport”.

Rikujtojmë që ai u transferua nga Kastrioti tek Tirana në 2 korrik të vitit 2021. Nuk dihet ende arsyeja e largimit të futbollistit nga ekipit, ndërsa pritet reagimi nga kampionët në fuqi.
PANORAMASPORT.AL













