EKSKLUZIVE/ Nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme tek Teuta, Tirana rikthen nga huazimi sulmuesin 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 9:30

EKSKLUZIVE/ Nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme tek Teuta, Tirana rikthen nga huazimi sulmuesin 19-vjeçar

Tirana nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, me bardheblutë që kanë shumë oshilacione.

Dua të arrij majat', Nikqi zbulon idhullin e tij - Syri | Lajmi i fundit

“Panorama Sport” zbulon se blerja e parë e Tiranës këtë sezon është Dijar Nikqi. Sulmuesi ka qenë në huazim te Teuta dhe prej ditës së djeshme ka dalë në stërvitje me ekipin bardheblu. Lojtari ka qenë në huazim te durrsakët, por skuadra kryeqytetase, duke mos hapur dot merkaton ka optuar për të sjellë sulmuesin në shtëpi.

Për më tepër, që Nikqi nuk ka pasur hapësirat e mjaftueshme në Durrës dhe duke qenë borxh është marrë një vendim përfundimtar për lojtarin që ta provojë fatin te Tirana. Nikqi është një nga investimet e Tiranës së sezonit të shkuar. Po kështu, bardheblutë do të afrojnë edhe disa lojtarë nga akademia dhe nga 21- vjeçarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"