EKSKLUZIVE/ “Laçi nuk fitonte dot pa arbitër”, Safet Gjici: Murit me kokë nuk i bihet, do të marrim.. vendime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 23:54

EKSKLUZIVE/ “Laçi nuk fitonte dot pa arbitër”, Safet Gjici: Murit me kokë nuk i bihet, do të marrim.. vendime

I irrituar në maksimum për arbitrimin e kësaj ndeshjeje. Presidenti i Nderit te Kukësi, Safet Gjici, ka akuzuar kryesorin e ndeshjes, Klajdi Kola, si një gjyqtar tendencioz ndaj skuadrës verilindore. Në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport” menjëherë pas ndeshjes në “Elbasan Arena”, Gjici ka akuzuar Kolën se sa herë që ka arbitruar ndaj verilindorëve, ka favorizuar ekipet kundërshtare. Në prononcimin e tij pas këtij 90- minutëshi, ku vendimmarrja e arbitrit ishte e tillë që vendosi edhe rezultatin e ndeshjes, Gjici është shprehur se pa arbitrin, Laçi nuk do të kishte fituar dot.

safet gjici

 

Zoti Gjici, çfarë komenti keni për këtë ndeshje?

A e patë çfarë arbitrimi bëri ai? Ç’penallti turpi dha! Shumë turp!

Mendoni që ishte tendencioze?

Po, tendencioze është, se nuk ka rrugë tjetër. S’ka kuptim tjetër. Nuk është hera e parë. Po ky arbitër ishte edhe me Tiranën që na anuloi golin e rregullt. Sa herë që ky gjyqtar ka arbitruar ndeshjet tona, ka mbajtur krahun e ekipit kundërshtar.

Çfarë masash do të ndërmerrni ndaj këtij arbitri?

Do të bëjmë patjetër veprimet tona, sipas rregullave të klubit. Do të drejtohemi në federatë dhe të gjitha këto…

Mendoni se mund t’i arrini objektivat, me gjithë këto që po ndodhin?

Po tani… murit me kokë nuk i bihet. Duke parë dhe duke bërë.

Nëse do të ishte një arbitrim i rregullt, mendoni se do të dilnit me një tjetër rezultat nga kjo ndeshje?

Pa diskutim që do të fitonim. Ju e patë çfarë loje kishte Laçi dhe ç’lojë bëmë ne. Arbitri çdo lloj faulli e jepte atje ku rrezikohej që ne të bënim gol. Turpi më i madh është për penalltinë. Është një turp

 

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"