EKSKLUZIVE/ Idrizi i kthehet Gjonit: Sjellje prej rrugaçi, i tregoi gishtin tribunës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2022 | 10:50

EKSKLUZIVE/ Idrizi i kthehet Gjonit: Sjellje prej rrugaçi, i tregoi gishtin tribunës

Sinan Idrizi i kthehet Viktor Gjonit. Një ditë pas deklaratës së dhënë nga drejtori teknik i Tërbunit, ka reaguar administratori i Flamurtarit dhe duhet thënë nuk e ka kurseu aspak. E cilëson prej rrugaçi sjelljen e tij, ndërsa rrëfen se ka pamje filmike ku dëshmohen se ia ka treguar gishtin tribunës dhe ka sharë.

SINAN IDRIZI

REAGIMI – Gjatë një bisede telefonike nga Milano me “Panorama Sport”, ai i thotë zyrtarit të pukjanëve se është një “hiç” që të gjykojë veprimet e trajnerit të tij.

“Për etikë unë nuk i kthej përgjigje një personi që nuk e njoh. Unë prisja që ta kisha në krahun tim të djathtë atë, se më thanë që ishte zv.president i klubit. Fusha e Vlorës është më e qeta në Shqipëri. Të bësh këto veprime që nuk i kanë hije një drejtuesi. Ç’punë ka ai me pankinat. E zëmë se trajneri i Flamurtarit mban topin, detyra e tij nuk është të bëjë vëzhguesin e FSHF-së. Atë detyrë e ka dikush tjetër. Nëse ka dëshirë unë i tregoj kamerën atij dhe atë se çfarë ka ndodhur, duke nisur nga gishti tregues e të sharat. Unë zbrita poshtë sepse një personazh që do të marrë përsipër të jetë drejtues i një klubi, që ka bërë përparime, është një klub pretendent që luan futboll e më the të thashë, nëse merr përsipër të bëjë rolin e njeriut që me gisht tregues e me të sharë me libër shtëpie. Të betohem kur po e shikoja nga tribuna thashë ndonjë rrugaç. Kur më thanë është zv.presidenti i tyre, u habita. Realisht u habita dhe kam shkuar e u kam thënë, ore çfarë bëni kështu. Ky kur bën këto veprime cubi, gangster në Vlorë, në një fushë që është krejt neutrale dhe civile, llogarite çfarë bën në fushën e vet. Ky nuk merr përsipër dot llogarinë e mikpritësit. Ç’punë ke ti se çfarë bën trajneri i Flamurtarit. Atë e ka përsipër përfaqësuesi i FSHF-së nuk është detyra jote kjo”, u shpreh si fillim Idrizi.

Më pas ai shtoi: “Tek unë kanë ardhur ekipe, më kanë rrahur u kam dhënë dorën të gjithëve. Erdhi Luzi, fitoi, e kam uruar. Nuk ka shanse në Vlorë. Por në momentin që kalon çdo limit e një drejtues fyen tribunën dhe bankinën, atëherë… Të mos mendojnë këta se në Vlorë është një fushë që mund të bësh çfarë të duash se janë shumë civilë. Ne jemi shumë civilë, por brenda arsyes. Hajdeni në stadium dhe shikoni kamerat. Unë patjetër që zbres poshtë mo vëlla, pasi ne nuk jemi klub cubash. Ne jemi klub që luan futboll. Na kanë eliminuar, atëherë ju kemi dhënë dorën, bravo u qoftë, na rrahën në futboll, pavarësisht historive të tjera dhe kaq. Këto janë histori që nuk i kanë hije njeriut. Njeriu merr përgjegjësitë burrërisht, pasi këta janë trima dhe e mbajnë fjalën nga zona nga ku është ai. Thonë e bëmë, shava dhe kërkojnë ndjesë. E bëmë në gjaknxehtësi, jemi njerëz të gjallë. Brenda futbollit janë të gjitha, por kur e bën një gjë dili zot vetes, e bëra thuaj dhe qëndroi deri në fund. Mos fillo tani e ka fajin ky e ka fajin ai. Nuk ka asgjë të keqe, isha i nxehur dhe kaq. Nuk është problemi të bëjmë histori cubash tani. Futbolli nuk ka edhe gangsterë edhe futbollistë. Nuk ka edhe politikanë edhe cuba. Ndajeni ose gangster ose futbollist, ose politikan ose cub. Nuk i bën dot të gjitha bashkë. Po të thuash na ka ngelur mendja se na kanë rrahur atje dhe kanë eliminuar me penallti, nejse…”, shprehet Idrizi.

RËNIA – Zbritjen poshtë në pankinën e pukjanëve, Gjoni e cilësoi si “fryrje” nga zbritja e Flamurtarit në Kategorinë e Dytë. Administratori ka edhe një përgjigje për këtë.

“Ore, shiko edhe njëherë të fryhem unë se… (qesh). Flamurtari ka rënë nga kategoria atëherë për shkak të presidentit Idrizi. Faji im, dhe unë i mbaj përgjegjësitë të gjitha. Nuk më ka bërë gjë Puka mua. Unë kam shumë respekt për Pukën, por ta ulim Flamurtarin në këtë nivel saqë ta kemi sulm me Pukën, atëherë më mirë të na marrë lumi. Nuk është logjike kjo tani”, përfundon Idrizi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"