EKSKLUZIVE / Edi Martini rikthehet në krye të Teutës, Arapi do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2021 | 0:33

EKSKLUZIVE / Edi Martini rikthehet në krye të Teutës, Arapi do të…

Një ndryshim i papritur situate në radhët e kampionëve të Teutës. Drejtuesit e skuadrës kanë bindur Edi Martinin që të kthehet në stolin e durrsakëve.

edi martini

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se tekniku që shpalli kampion durrsakët, do të rifillojë punën e tij në drejtimin e skuadrës. Ndërkohë, Renato Arapi do të kthehet përsëri në rolin e caktuar në fillim të sezonit për të, atë të drejtorit sportiv.

Martini dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës durrsake më 26 nëntor, pas humbjes në ndeshjen me Partizanin. Në këto javë, ekipin e drejtoi Renato Arapi, bashkë me stafin që kishte pasur tekniku shkodran gjatë kësaj periudhe në klubin të cilin e kishte shpallur kampion dhe me të cilin kishte fituar edhe Kupën e Shqipwrisë dhe 2 Superkupa në vetëm 2 vite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"