EKSKLUZIVE/ Apolonia bëhet “market”, Umejiego pret shefin. Ja si Flamurtari po josh fierakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2024 | 8:42

EKSKLUZIVE/ Apolonia bëhet “market”, Umejiego pret shefin. Ja si Flamurtari po josh fierakët

Apolonia është kthy er në një “market”. Disa klube të Superiores dhe Kategorisë së Parë, kanë hedhur vështrimin në Fier gjatë kësaj merkatoje.

apolonia

Të gjitha ekipet janë në proces riparimi për gjysmën e mbetur të sezonit, ofertat drejtuar lojtarëve fierak nuk kanë munguar. Burime të sigurta të “Panorama Sport” bëjnë me dije se në momentet që po flasim ka interesime të vazhdueshme për pesë lojtarë titullarë të fierakëve për të ndryshuar ambient. Bëhet fjalë për portierin Romeo Harizaj, mbrojtësin Serjan Repaj dhe sulmuesit Umejiego Antoni, Erald Maksuti dhe Xhovalin Trifoni. Ato po kërkojnë të futen në tratativë për emra të veçantë që po spikasin tek Apolonia. Nuk janë gati që të japin vetëm para, por edhe të bëjnë shkëmbime.

UMEJIEGO – Gazeta zbuloi njërën nga ofertat e ardhur vetëm ditët e fundit. Flamurtari interesohet për shërbimet e Antoni Umejiegos. Për ta marrë, janë gati që të paguajnë. Përpos shifrës financiare, vlonjatët kanë menduar që në “pazar” duke përfshirë edhe një lojtar. Për të joshur bardhejeshilët, janë gati që veç vlerës së kartonit, të japin edhe Albi Metani. Mesfushorit 20-vjeçar nuk i mungojnë minutat dhe as eksperienca. Më sezonet 2019-2022 ka qenë pjesë aktive e Flamurtarit, ndërsa gjysmën e dytë të sezonit të shkuar u huazua te Turbina. Borxhi zgjati vetëm 5 muaj, pasi në verë e rikthyer në Vlorë.

VENDIMI – Në klubin fierak e konfirmojnë interesimin për Umejiegon dhe lojtarët e tjerë, por nuk janë të gatshëm për të folur më me shumë detaje. Pikësëpari për vetë faktin se bëhet fjalë për negociata në fazën e tyre fillestare dhe së dyti vendimi i takon ekskluzivisht presidentin. Koço Kokëdhima ndodhet aktualisht jashtë vendit dhe gjithçka është pezull. Si për daljet, ashtu edhe për hyrjet e mundshme, fjalën e fundit e thotë vetëm numri një i klubit. Ai ka të drejtën e firmës përfundimtare. Duke iu referuar të dhënave paraprake, bisedimet janë ende të hapura dhe nuk përjashtohet mundësia e ndonjë transferim.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"