Ekipit të Premier Ligës i zbriten pikë nga renditja, tashmë rrezikon rënien nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 15:56

Ekipit të Premier Ligës i zbriten pikë nga renditja, tashmë rrezikon rënien nga kategoria

Vendimi zyrtar pritet të jepet vetëm pak më vonë, por duket se ai është marrë. Notingam Forestit i janë hequr 4 pikë nga renditja si pasojë e Rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë. Kjo do të thotë se ky ekip i Premier Ligë zbret në vendin e 18-të të renditjes aktuale, me Lutonin përfitues, që del nga zona e rënies.

premierleague-hero-new

Premier Ligë kishte konfirmuar tashmë në janar se Forest ishte shpallur fajtor për thyerjen e rregullave të “PSR”-së. Rregulloret thonë se asnjë ekip për një periudhë 3-vjeçare nuk mund të humbasë më shumë se 105 milionë stërlina. Klubi në fjalë u ngjit në Premier Ligë më 2022-n. Si pjesë e elitës së futbollit anglez, Forest ka shpenzuar 250 milionë stërlina për nënshkrimin e 45 lojtarëve, ndërsa ka bërë vetëm 5 milionë stërlina transferime në dalje.

Shitja prej 45 milionë stërlinash e Brennan Johnson te Tottenham verën e kaluar erdhi shumë vonë për t’u numëruar në periudhën raportuese që po shqyrtohet, që do të thotë se nuk mund të përdoret për të kompensuar disa nga humbjet në buxhet.

Megjithatë, nuk mund ta mësojmë se kush do të zbresë nga Premier League deri pas përfundimit të sezonit. Çdo apelim ka të ngjarë të mos shqyrtohet deri pas mbarimit të sezonit. Evertonit iu zbritën 10 pikë në fillim të sezonit, më vonë ky penalizim u reduktua në 6 pikë në apel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"