“Egnatia nuk na dominoi”, Orges Shehi pas humbjes me rrogozhinasit: Me dy golat e pësuar bëmë “vetëvrasje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 17:36

“Egnatia nuk na dominoi”, Orges Shehi pas humbjes me rrogozhinasit: Me dy golat e pësuar bëmë “vetëvrasje”

Partizani humbi 2-1 përballë Egnatias, duke humbur mundësinë e marrjes së vendit të dytë të renditjes, pas asaj disfate që pësuan shkodranët e Vllaznisë kundër Laçit. Megjithatë trajneri i “demave”, Orges Shehi shprehet i lumtur me mënyrën se si u paraqit ekipi i tij:

bandicam 2024-04-14 17-16-28-980

“Predominim nga Egnatia? Këtë ta heqësh sepse nuk na dominoi kundërshtari, komplimente djemve, kemi bërë një pjësë të parë të mirë, edhe pse kemi marrë dy gola që mund t’i evitonim. Gjatë pjesës së dytë kemi luajtur mirë, kemi ushtruar presion. Rastet i kishim edhe pse nuk i shfrytëzuam, për të mos përmendur edhe 2 golat që pësuam që bëmë “vetëvrasje”.

Tani deri gjatë kësaj kohe kemi qenë të kryqëzuar, janë disa element që kërkojmë t’i fusim, për herë të parë ishte e gjithë skuadra e plotë, duke marrë edhe indicie nga disa individë të veçantë, duhet të vazhdojmë me këtë grindë dhe dëshirë, sidomos në pjesën e dytë.

Unë mendoi që edhe pse kundërshtari u rreshtua me 3, kemi bërë një analizë, kishim porosi të vecantë me Ndrecën që shtyn lart dhe fut topin në zonë, goli i dytë mund të ishte i evitueshëm, lojtarët derdhën djersë u munduan por pasi pëson 2 gola, pastaj është shumë e vështirë të kthesh rezultatin.

Tani ne sigurisht që kemi lojtar të rinj, futbolli është lojë gabimesh, të gjithë gabojnë, unë thashë, kemi marrë 2 gola, kur kishim ne kontrrollin dhe ishim më kërkues, kundërshtari na u zhvendoste nga presioni lart me një top të gjatë të portierit dhe sulmonin.

Tani unë thash nuk po shtynim me krahët shumë, ishim shumë poshtë, disa lëvizje sulmuesit e krahut nuk po i bënim në mënyrën e duhur. Bëmë 3 ndërrime që na dhanë më tepër ritëm, më rrezikshmëri dhe mund ta fitonim ndeshjen”,- tha Shehi për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"