Egnatia mbush arkat me një tjetër shitje, ja sa përfituan rrogozhinasit nga transferimi i Paulauskas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 22:52

Egnatia mbush arkat me një tjetër shitje, ja sa përfituan rrogozhinasit nga transferimi i Paulauskas

Klubi I Egnatias gjatë merkatos së janarit po ndërton nga e para repartin e sulmit për shkak të largimeve të futbollistëve që mbyllën pjesën e parë të sezonit si titullarë në radhët e rrogozhinasve. Si Isgandarli, ashtu edhe Paulauskas, janë shitur përkatësisht te Boluspor në Turqi dhe Kolos në Ukrainë.

egnatia

Nga një anë është keqardhja për largimin e lojtarëve të cilët ishin përshtatur mirë në lojën e skuadrës së Tetovës. Por nga ana tjetër, janë përfitimet financiare që ka klubi nga transferime të tilla. Edhe me Paulauskas, klubi ka bërë një lëvizje të rëndësishme që i ka sjellë shumë të ardhura në vetëm një vit që futbollisti lituanez ka luajtur në Superiore.

“Panorama Sport” mëson nga burime të klubit se rrogozhinasit kanë përfituar 300 mijë euro nga shitja e kartonit të futbollistit lituanez gjatë merkatos së janarit. Një shifër e konsiderueshme duke llogaritur se ai ka qëndruar vetëm një vit në vendin tonë. Kjo është padyshim një shumë të cilën klubi do të përdorë për të përforcuar radhët me lojtarë të tjerë cilësorë në synimin që këtë pjesë të dytë të sezonit të tentojë fitoren e titullit kampion.

ISA HALILI – PANORAMASPORT.AL