Eder: Humbje e shëmtuar, s’mendonim për Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2016 | 13:05

Eder: Humbje e shëmtuar, s’mendonim për Juventusin

“Në futbollin modern nuk ekzistojnë ndeshje të lehta. Krijuam shumë raste për të shënuar gol gjatë pjesës së parë, por nuk mundëm që të kalonim në avantazh. Pas golit të dytë na ra morali dhe si për rrjedhojë nuk mundëm që të evitonim një humbje të shëmtuar. Na vjen keq, pasi ky rezultat nuk duhej pas asaj që bëmë në Peskara vetëm pak ditë më parë”.

Foto LaPresse/Spada 15 Settembre 2016 Milano (Italia) Sport Calcio Inter - Hapoel Beer Sheva - Europa League 2016 / 2017 - Stadio "Giuseppe Meazza" Nella foto:  buzaglo esultanza dopo gol 0-2 delusione eder Photo LaPresse/Spada September 15, 2016 Milan (Italy) Sport Soccer Inter-Hapoel Beer Sheva - Europa League 2016 / 2017 - "Giuseppe Meazza" Stadium  In the pic: buzaglo celebrates after scoring 0-1 delusion to eder

Çitadin Eder, lojtari më i mirë në fushë për Interin, u mundua që të shikonte anën pozitive të asaj që dha skuadra që ai përfaqëson. “Ne jemi profesionistë dhe nuk e kishim mendjen te ndeshja e së dielës. Ishim të fokusuar te rivali që kishim përballë dhe nuk mendonim për Juventusin”, tha Eder.

Ndërsa, nga ana tjetër, Ranokia pranoi se mbrojtja kishte bërë me të vërtetë shumë keq: “Reparti ku bëj pjesë edhe unë nuk u paraqit në nivelin e duhur. Nuk dua që të gjej alibi, prandaj them se nuk kemi justifikime. Kemi marrë rezultatin që nuk duhej”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"