E KRYER! Napoli nis nga puna për sezonin e ri, firmos kontratën e re me surprizën e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 10:15

E KRYER! Napoli nis nga puna për sezonin e ri, firmos kontratën e re me surprizën e Serisë A

Napoli u rikthye te titulli kampion pas 33 vitesh, duke zhvilluar një sezon fantastik në Serinë A italiane. Skuadra e drejtuar nga Spaleti, nuk bëri shumë shpenzime në merkato megjithatë lojtarët e afruar ishin të duhurit dhe çuan napolitanët drejt suksesit.

Victor-Osimhen-and-Khvicha-Kvaratskhelia

Largimi i Spaletit nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket skuadrës, duke qenë se De Laurentis ka blinduar një nga yjet e sezonit të fundit. Mesfushori gjeorgjian Kviça Kvaratshkelia ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin dhe ka pranuar që të rinovojë kontratën, duke e pasur edhe një rritje të ndjeshme të pagës.

Mesfushori gjeorgjian do të rinovojë deri në vitin 2028 dhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. 22-vjeçari u afrua te Napoli nga skuadra e Dinamo Batumit dhe për kartonin e tij, klubi pagoi 15 milionë euro teksa vlera në treg sot është 85 milionë. Në sezonin e parë me Napolin, Kvaratshkelia shënoi 12 gola dhe 13 asiste në 34 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"