E konfirmuar/ Vendimi surprizë, futbollisti i Realit refuzon kombëtaren spanjolle për të veshur fanellën e… Marokut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 22:17

E konfirmuar/ Vendimi surprizë, futbollisti i Realit refuzon kombëtaren spanjolle për të veshur fanellën e… Marokut

Nuk ka më dyshime, futbollisti i Realit të Madridit, Brahim Diaz do të luajë për kombëtaren e Marokut, duke refuzuar kështu përfundimisht Spanjën. Vendimi tashmë është marrë dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti. Prestigjiozia “Marca” zbulon se Federata e Marokut është njoftuar sonte në lidhje me vendimin e futbollistit të Realit.  

FhjvRNBXgAA8zRX

Maroku e ka vendosur Brahimin në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat e marsit, ku pritet që ai të debutojë me fanellën e kombëtares afrikane. 

Fantazisti mund të kishte shanse të mëdha të ishte pjesë e kombëtares spanjolle në Europianin e Gjermanisë në verë, ku do të ndeshej dhe me Shqipërinë, por duket se futbollisti ka bërë një zgjedhje zemre.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"