E kaluara dhe tashmë e ardhmja e Tiranës, Gentian Muça emërohet në detyrën e re te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2022 | 20:27

E kaluara dhe tashmë e ardhmja e Tiranës, Gentian Muça emërohet në detyrën e re te bardheblutë

Gentian Muça i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur pas sezonit të kaluar, duke e mbyllur si kampion me skuadrën e Tiranës. Për ish-kapitenin bardheblu nis tashmë një rrugëtim tjetër, ai i trajnerit, pasi është pajisur pak kohë më parë edhe me licencën përkatëse nga ana e FSHF-së. Dhe sigurisht, rrugëtimi i kësaj karriere të re nis në radhët e Tiranës.

Gent Muca

Klubi bardheblu ka bërë të ditur se nga sezoni i ri, Muça do të jetë në pankinën e ekipit U21, për të përgatitur brezat e të ardhmes të cilët ëdërrojnë të veshin fanellën bardheblu e të kontribuojnë me skuadën e parë në fitimin e trofeve.

“KF Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit te moshave U-21, Gentian Muça. Ish-kapiteni i bardhebluve do të marrë drejtimin e ekipit U-21. Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe shumë i dashur i tifozerisë më të madhe, Muça kthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë e rëndësishme e pankinës së strukturave të klubit duke filluar nga data 3 Gusht në procesin e seleksionimit të të rinjve”, shkruhej në njoftimin që shpërndau faqja e akademisë së klubit bardheblu, duke u i dhënë udhë kështu karrierës së re të Muçës.

muca

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"