E BUJSHME/ Të gjithë të marrosur pas Armando Brojës! Sulmuesin e Kombëtares e kërkon edhe… Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 14:33

E BUJSHME/ Të gjithë të marrosur pas Armando Brojës! Sulmuesin e Kombëtares e kërkon edhe… Interi

Armando Broja ka kryer një sezon fantastik me fanellën e Sauthemptonit, ndoshta më të mirin në karrierën e tij në futbollin profesionist.

broja

Sipas asaj që raporton “Goal.com”, pas shumë skuadrave të mëdha europiane si Milan, Napoli, Njukasëll, Uest Hem tani në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare është futur dhe Interi.

Është lakuar shpesh në mediat e huaja e ardhmja e 20-vjeçarit, ku ende nuk dihet se cili do të jetë ekipi i ardhshëm i tiji, ose me Çelsin që do të vendosë ta mbajë për vete 20-vjeçarin.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Sauthemptonit në të gjitha kompeticionet, Armando Broja është aktivizuar në total në 38 ndeshje nga ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 1 asist për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"