E BUJSHME/ Nuk finalizuan dot transferimin e Ernest Muçit, klubi i Premier Ligës hedh “grepa” për sulmuesin tjetër shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 23:55

E BUJSHME/ Nuk finalizuan dot transferimin e Ernest Muçit, klubi i Premier Ligës hedh “grepa” për sulmuesin tjetër shqiptar

Aston Vila ishte shumë pranë transferimit të Ernest Muçit në merkaton e janarit nga radhët e Legias së Varshavës, por duket se turqit e Beshiktashit ua prishën planet duke “rrëmbyer” talentin shqiptar.

ALBION RRAHMANI

Ndërkohë së fundmi raportohet nga mediat rumune se anglezët kanë shfaqur interes për një tjetër futbollist shqiptar, bëhet fjalë për  Albion Rrahmani i cili po shkëlqen këtë sezon me 13 golat e shënuar me fanellën e Rapidit të Bukureshtit.   

I ashtëquajturi “Levandovski i Malishevës”, Rrahmani verën e 2023 la kampionët e Kosovës, Ballkanin dhe për 600 mijë euro u bashkua me Rapidin.   

“Interesim i madh për Rrahmanin nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Aston Villa është interesuar për Rrahmanin”, shkruan media rumune, Fanatik.ro. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"