E bujshme/ Murinjo do Hysajn te Mançesteri, stafi i portugezit po e vëzhgon prej kohësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 9:24

E bujshme/ Murinjo do Hysajn te Mançesteri, stafi i portugezit po e vëzhgon prej kohësh

Elseid Hysaj po vëzhgohet nga Zhoze Murinjo. Prej kohësh, drejtuesit e Junajtid dhe stafi i trajnerit portugez, po monitoron mbrojtësin shqiptar të Napolit.

Shkodrani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të Sarrit dhe luan si titullar thuajse në të gjitha kompeticionet.

Elseid-Hysaj-Napoli-Transfer-Arsenal-Chelsea-789533

Sensi i lartë i përshtatshmërisë së tij, si në krahun e majtë, ashtu edhe në të djathtë, ka bërë që shpeshherë të ndihmojë ekipin kur është në vështirësi, cilësi për të cilën Zhoze Murinjo e vlerëson maksimalisht.

Deri tani, për 23-vjeçarin janë ofruar 25 milionë paund nga skuadra e Junajtid, por Napoli kërkon që “djajtë” të paguajnë klauzolën e tij 50 milionë euro.

GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"