E bujshme, Liridon Latifi dhe Sabjen Lilaj përfundojnë te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2016 | 13:55

E bujshme, Liridon Latifi dhe Sabjen Lilaj përfundojnë te Kukësi

Liridon Latifi dhe Sabjen Lilaj do të veshin fanellën e Kukësit. Ky është lajmi që sapo është publikuar nga vetë klubi i Skënderbeut.

lilaj

Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje huazimi mes dy skuadrave, pasi të dy mesfushorët do të kthehen përsëri te ekipi korçar.

Ata do të huazohen vetëm një muaj në radhët e skuadrës ë Kukësit, që përkon me pjesëmarrjen e kësaj skuadre në Ligën e Europës.

latifi

Ja njoftimi i plotë i klubit të Skënderbeut:

“Klubi ka arritur marrëveshjen për huazimin e Sabjen Lilaj dhe Liridon Latifi tek ekipi i Kukësit për një muaj. Ju urojmë suksese dy lojtarëve bardhekuq në ndeshjen e radhës të Europa League ndaj Austrisë së Vjenës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"