E BUJSHME/ Lëvizje surprizë e Megi Doçit, futbollistja shqiptare largohet nga Vllaznia dhe prezantohet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2024 | 23:20

E BUJSHME/ Lëvizje surprizë e Megi Doçit, futbollistja shqiptare largohet nga Vllaznia dhe prezantohet në…

Megi Doçi i ka dhënë fund aventurës së saj me Vllazninë e femrave dhe është prezantuar në Turqi te Gallatasaraji.

megi doci

Kjo ishte një lëvizje surprizë dhe e bujshme nga 27-vjeçarja, e cila largohet nga kuqeblutë dhe nis një aventurë të re jashtë Shqipërisë.

Ishte vetë klubi nga Stambolli që ka konfirmuar këtë lëvizje, teksa Doçi shprehet: “Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Gallatasaraji. Kam luajtur në Ligën e Kampioneve më parë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"