Duka “kërcënon” çekët: Nuk jemi rastësisht të dytët, kemi të njëjtin nivel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 19:17

Duka “kërcënon” çekët: Nuk jemi rastësisht të dytët, kemi të njëjtin nivel

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është i bindur se ndeshja mes Çekisë dhe Shqipërisë në Pragë, do të shohë përballë njëra-tjetrës dy skuadra të të njëjtit nivel. Ai mendon se nuk është rastësi që Shqipëria është në një pozitë mjaft të mirë në grupin kualifikues, pasi ndjek vetëm me një pikë çekët kryesues.

duka

“Tashmë që kemi bërë 6 pikë dhe jemi të dytët në grup, pesha e këtyre ndeshjeve bëhet akoma më e madhe për të shkuar drejt objektivit tonë, Euro 2024. Çekia është ekip kryesues i grupit, fizikisht i fortë, në shtëpi akoma më shumë, por gjithsesi edhe ekipi jonë është në të njëjtin nivel. Por mendoj se rezultati është i hapur”, tha ai për “TV KLAN”.

“Është e vështirë të bësh llogari. Duhet të fitosh gjithmonë për të qenë më i sigurt. Do të jetë e rëndësishme që futbollistët të jenë të qetë dhe të japin atë që kanë mund të arrijmë diçka. Nuk jemi rastësisht të dytët”, deklaroi Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"