“Duhet të përmirësojmë finalizimin”, Brdariç pas miqësores me Apoloninë: Vllaznia është plotësuar, tani mund të ndërtoj ekipin që dua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 18:23

“Duhet të përmirësojmë finalizimin”, Brdariç pas miqësores me Apoloninë: Vllaznia është plotësuar, tani mund të ndërtoj ekipin që dua

Trajneri i Vllaznisë Toms Brdariç vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij kundër Apolonisë 0-0 në miqësoren e luajtur sot në “Loro Boriçi”, por theksoi se skuadra duhet të përmirësojë shënjestrën.
Vllaznia-2020-Tomas-Brdaric

Në lidhje për merkaton, tekniku kroato-gjerman shtoi se ekipi tashmë është plotësuar, por la të kuptohej se mirëpret çdo lojtar të mirë për t’iu bashkuar shkodranëve.

“Miqësorja me Apoloninë – Për këtë ndeshje u dhamë hapësirë futbollistëve që kishin pak minuta. Këtyre lojtarëve do t’u japim më shumë minuta më tej. Mendoj se sot bëmë shumë përpkje për të krijuar raste shënimi. Jam i kënaqur për rastet që krijuam, por patjetër duhet të punojmë për realizimin e aksioneve.

Merkatoja – Tani i kemi plotësuar të gjitha pozicionet me nga dy lojtarë. Sigurisht për të ardhmen jemi një ekip që kërkojmë lojtarë të mirë të përshtatshëm për stilin tonë. Tani kam mundësinë të krijojë ekipin sipas ideve të mia, jemi në mbyllje të merkatos. Kam 22-25 lojtarë dhe do të ndërtojmë ekipin me lojën që duam.

Vlerësimet – Po përgatitemi dhe po punojmë. Është e rëndësishme të krijojmë ekip. Të flasim për paraqitjen e ekipit, jo për individë. Patëm shumë momente të mira në këtë takim dhe më pëlqeu, por nuk kishim finalizimin e duhur”, përfundoi trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"