Duelet e mbrëmjes priten të ndezin Championsin, dy skuadra do të kalojnë në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 8:36

Duelet e mbrëmjes priten të ndezin Championsin, dy skuadra do të kalojnë në gjysmëfinale

Sot në mbrëmje dy skuadra do të kalojnë në gjysmëfinalen e Championsit. djfjffBarcelona do të presë PSG-në, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë kalimin në fazën tjetër. Ndeshja e parë u mbyll me shifrat 3-2 për blaugranat teksa do të kërkojnë të përsërisin suksesin edhe sot.

Ndërsa Atletiko Madrid do të sfidojë Dortmundin në “Signal Iduna Park”. Të besuarit e Diego Simeones fituan ndeshjen e parë në shtëpi 2-1, por verdhezinjtë do të bëjnë maksimumin për të kaluar ata në gjysmëfinale.

NDESHJET

BARCELONA – PSG 21:00

DORTMUND – ATLETIKO MADRID 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"