VIDEO/ Vllaznia me Teutën e mbyllin në “paqe”, shkodranët regjistrojnë ndeshjen e pestë pa fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 23:58

VIDEO/ Vllaznia me Teutën e mbyllin në “paqe”, shkodranët regjistrojnë ndeshjen e pestë pa fitore

Mbyllet në barazim 0-0 takimi midis Teutës dhe Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

vllaznia-teuta

Një ndeshje me plot polemika nga të dy krahët, me një gol të mohuar të Teutës dhe një penallti të dyshimtë në fund në radhët e shkodranëve. Një barazim që nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave që tashmë ndodhen në një situatë shumë delikate. Teuta e shikon veten në zonën “play-out” prapa Laçit ndërsa kuqebluve i bën presion Partizani që pas fitores me Dinamon ndodhet në vendin e tretë vetëm një pikë larg tyre.

Për t’u rikujtuar është që Vllaznia ka ndeshje të mërkurën në Kupë ndaj Egnatias ku duhet të përmbys rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë, dhe pastaj do të udhëtojnë përsëri në fundjavë drejtë Rrogozhinës për të luajtur takimin e javës së 33-të. Teuta e ka mesjavën pushim, ndërsa takimin e radhës e ka kundër Kukësit në transfertë gjatë fundjavës.

 

REZULTATI  TEUTA-VLLAZNIA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet takimi në “Niko Dovana”.

90+4′ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë.

90+1′ Del Çoba për t’i lënë vendin Juriç.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Nuk ka penallti thotë gjyqtari.

87′ Moment delikat, shkodranët pretendojnë për penallti pas ndërhyrjes që portieri Vata i bëri Ajdareviçit. (VIDEO)

86′ Qarri e ka ndar mendjen të dal nga “Niko Dovana” me portën e paprekur, tjetër pritje fenomenale nga portieri. (VIDEO)

84′ Tjetër krosim në zonë nga Kruja por është përsëri portieri shkodran Qarri ai që grushton dhe largon topin.

82′ I pakalueshëm Qarri, një tjetër pritje nga goditja e Faust. (VIDEO)

81′ Dy zëvendësime në radhët e kuqebluve, Del Jago dhe Mala në vend të Hakajt dhe Hajdareviç.

79′ Faust provon me një godite me stil gërshëre por nuk tregohet i saktë në kordinim. (VIDEO)

78′ Del nga fusha e lojës Peposhi në vend të Qaqit.

76′ Krosimi nga goditja standarte, detyron Qarrin të dal nga porta dhe të largojë topin në goditje këndi.

75′ Mala del përpara portës, por ngatrrohet me këmbët e veta dhe humbet topin.

72′ Sërisht është Çoba që tregohet i rrezikshëm, tenton një goditje nga krhu i djathtë, me topin që kalon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

70′ Shans i artë për kuqeblutë, krosimi  nga e majta gjen Çobën i cili del huq. (VIDEO)

68′ Duket se ka shqetësime muskulore për Salën në radhët e shkodranëve.

65′ Tani është radha e shkodranëve për të freskuar ekipin. Del Boshnjaku me Alivodën dhe hyjnë Krymi me Grudën.

64′ Dy zëvendësime në radhët e vendasve. Dalin Daja dhe Arifi në vend të Peposhit dhe Faustit.

63′ Mala tenton driblimin ndaj Beqjas, por ky i fundit bën një ndërhyrje vendimtare dhe ia heq topin nga këmbët.

62′ Daci tenton goditjen nga krahu i djathtë por është e dobët dhe shkon në duart e Qarrit. (VIDEO)

60′ Përsëri Daci është ai që tregohet i rrezikshëm në zonën shkodrane, tenton krosimin për Krujën dhe detyron Alivodën të ndërhyjë dhe të heq topin me vështirsi.

59′ Vllaznia tenton skemën nga goditja standarte, Mala kroson për Stojanoviç por topi i tij është shumë i lartë për mbrojtësin dhe përfundon jashtë.

58′ Daci shtron një top për Llocin i cili harkon në zonë por Qarri është i vëmendshëm dhe kap topin në ajër.

57′ Boshnjaku tenton me topin e gjatë në drejtim të Balajt por ishte krejtësisht i gabuar.

56′ Teuta provon krosimin nga goditja standarte, topi gjen Jazxhin por ky i fundit shkakton faull në dëm të Balajt në përpjekje për të goditur topin.

54′ Alivoda driblon mirë kundërshtarët në zonë, tenton goditjen por devijohet nga Gjini. (VIDEO) 

50′ Shënon Teuta, por anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

48′ Shkodranët krosojnë në zonë, topi largohet nga durrsakët por përfundon në këmbët e Boshnjakut që tenton goditjen por shkon jashtë.

47′ Inkursion i bukur i Çobës në krahun e djathtë, tenton pasimin në zonë por largohet nga mbrotja vendase në goditje nga këndi.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë në “Niko Dovana”.

45′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

42′ E njëjta situatë por tani në radhët e vendasve, Kruja kroson në zonë dhe largon mbrojtja mike.

40′ Goditje dënimi në favor të shkodranve, Mala kroson në zonë por sulmi kuqeblu kapet në pozicion jashtë loje.

36′ Faulla të shumtë nga të dyja anët, tashmë e shkakton Smajli në dëm të Jazxhit.

35′ Gjyqtari i jep ultimatum trajnerit Osmanit për protestat e shumta.

32′ Krosim i mirë i Krujës drejtë zonës por që gjen vetëm mbrojtjen shkodranë që largon topin.

28′ Çoba tenton të marrë krahun e djathtë, por aty gjendet kapiteni Kotobelli që nuk e lejon, madje e detyron shkodranin të bëj faull.

25′ Minuta të qeta tashmë në “Niko Dovana”, Tetuta po tregohet më kërcënuese ndërsa shkodranët akoma nuk kanë dhënë shenjat e para.

22′ Driblime të mira nga Daci në zonë, provon goditjen por devijohet dhe shkon në goditje këndi. (VIDEO)

21′ Topi përfundon në këmbët e Çobës pas një rrëmuje në zonë, ky i fundit godet por shumë dobët.

20′ Inkursion i bukur nga Mala në krahun e majtë, që provon të krosojë por topi devijohet nga mbrojtja durrsake duke sjellë goditjen e parë nga këndi për kuqeblutë.

19′ Shumë duele në mesfushë, që nuk po lejojnë skuadrat të ndërtojnë aksionet e duhura.

16′ Takë e ngritur nga Beqja në dëm të Jagos.

12′ Shkodranët pretendojnë për penallti. Një prekje e lehtë e Gjinit me dorë nuk llogaritet si 11-metërsh për gjyqtarin. (VIDEO)

11′ Kombinime të mira nga Balaj dhe Çoba, me këtë të fundit që gabon pasimin final dhe humb një mundësi të mirë për shënim.

9′ Tjetër krosim nga durrsakët në zonë por Stojanoviç është i pozicionuar mirë dhe e largon në goditje nga këndi.

8′ Goditje këndi për vendasit, topi krosohet drejtë shtyllës së dytë dhe largohet me kokë nga Balaj.

6′ Alivoda shkakton faull në sulm.

5′ Arsid Kruja qëndron i shtrirë në tokë dhe kërkon ndihmën e stafit mjekësor.

4′ Qarkullime të shumta të topit nga shkodranët në kërkim të ndërtimit të aksioneve që mund t’i japin golin e avantazhit.

1′ Starton dueli në “Niko Dovana”

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Vatam, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Beqja, Kruja, Lloci, Daja, Boçi, Arifi, Daci. Trajner: E.Martini. 

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Jago, Sala, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj. Trajner: Q.Osmani  

GJYQTARË: L.Alla (Lushnjë), E.Doda( Tiranë), M.Qose (Lushnjë) 

VAR: Klodian Prenga (Laç); AVAR: Kreshnik Cjapi (Fieri)  

Formacionet Teuta-Vllaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"