Drejtori i Fiorentinës mbahet në jetë në mënyrë artificiale, sfida e shtyrë me Atalantën nuk gjen dot një datë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 13:24

Drejtori i Fiorentinës mbahet në jetë në mënyrë artificiale, sfida e shtyrë me Atalantën nuk gjen dot një datë

“Xho Barone mbetet i shtruar në terapi intensive në gjendje kritike. Dhe funksionet e tij jetësore mbështeten nga teknikat e mbështetjes mekanike artificiale”. Kjo është deklarata e fundit e Fiorentinës, e cila rreth orës 12:00 përditësoi situatën në lidhje me menaxherin e përgjithshëm 57-vjeçar të Violës.

barone

Barone është shtruar që nga mbrëmë në spitalin “San Raffaele” në Milano pas sulmit në zemër që pësoi në hotelin para ndeshjes Atalanta-Fiorentina, që më pas u shty për një datë të mëvonshme. Pranë tij janë bashkëshortja e tij Kamilla dhe drejtori sportiv Daniele Prade, të cilët kaluan gjithë natën në spital.

Po ku do të luhet Atalanta-Fiorentina? Në mënyrë të pashmangshme ka mjegull sa i përket datës së rikuperimit. Ndeshja e shtyrë ditën e djeshme mund të luhej në fillim të majit, nëse dy skuadrat do të ishin të dyja jashtë Evropës deri atëherë. Më 15 maj, nëse finalja e Kupës së Italisë do të shtyhej, një hipotezë vetëm e paqartë për momentin dhe gjithsesi e pamundur, duke pasur parasysh “peshën” e një ndeshjeje me ndikim jo të parëndësishëm dhe që vendos një vend në vitin e ardhshëm të kompeticioneve evropiane.

Nëse dy ekipet do të shkonin në finalet e Europa dhe Konferenc Ligë, kjo sfidë do të gjente një datë vetëm në fillim të qershorit, me disa lojtarë të larguar drejt kombëtareve të tyre. Liga do të duhet të caktojë një ditë të dobishme për ta vendosur atë në kalendar, por sot, me prillin tashmë të bllokuar, nuk ka një ditë të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"