Drejton klubin e sulmuesit të Kombëtares kuqezi, dënohet për ngacmim seksual emri i njohur i futbollit botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 21:14

Drejton klubin e sulmuesit të Kombëtares kuqezi, dënohet për ngacmim seksual emri i njohur i futbollit botëror

Legjenda holandeze Mark Oversmars është pezulluar nga Instituti i Juridiksionit Sportiv (ISR) për një vit për shkak të sjelljes së papërshtatshme gjatë kohës së tij si drejtor te Ajaks. ISR e ndëshkoi pasi akuzohet për ngacmim seksual. Për një vit, ai nuk lejohet të mbajë një pozicion brenda insitituconit drejtues holandez ose organizatave të lidhura me të.Https Static.standaard.be Assets Images Upload 2023 11 16 18eae794 9a8e 4f5e 9d13 274387a78d08

“Duke pasur parasysh pozicionin e tij si drejtor statutor dhe udhëheqës de facto brenda organizatës Ajaks, Overmars duhet të ishte i vetëdijshëm për rolin shembullor që kishte dhe se ai duhej të përmbahej nga një sjellje e tillë”, shkruan ISR në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare.

Gjithsesi, ai mund të vazhdojë punën e tij si drejtor teknik në Antverp, klubin ku luan sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Arbnor Muja. Klubi belg e emëroi atë disa javë pas dorëheqjes së tij nga Ajals mes akuzave të shumta për sjellje me tendencë seksuale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"