Dortmund projekton trajnerin e ri, mund të marrë ish-teknikun që drejtoi Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 12:54

Dortmund projekton trajnerin e ri, mund të marrë ish-teknikun që drejtoi Bajernin

Sipas asaj që shkruan “Footmercato.net”, një nga profilet që do të lidhej me ngulm me Borussia Dortmund sezonin e ardhshëm do të ishte ai i Julian Nagelsman. Ai është trajneri aktual i Gjermanisë, të cilit kontrata me Federatën i skadon në fund të Kampionatit Europian.

nagelsman

E ardhmja e trajnerit Edin Terzic te skuadra e Borussia Dortmund është në dilemë. Ai mund të lërë verdhezinjtë në fund të sezonit, duke qenë se skuadra e tij nuk po shkëlqen ashtu sikurse pritej.

Nagelsmann, që më herët ka drejtuar edhe Bajern Mynih, nuk do të ishte kundër rikthimit në një klub. Por, fillimisht ai dëshorn të vlerësojë projektin e hedhur nga verdhezinjtë. Gjithashtu, një sukses i mundshëm, në Euro 2024 me kombëtaren mund t’i hapte dyert një rinovimi të mundshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"