Dominojnë “djajtë”, braziliani Ronaldo zgjedh formacionin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 14:17

Dominojnë “djajtë”, braziliani Ronaldo zgjedh formacionin e Premier Ligës

Ronaldo Luis Nazario de Lima, ndryshe i njohur si Fenomeni, ka zgjedhur pesë ikona të Mançester Junajtid në formacion e tij më të mirë të Premier Ligës.

ronaldo

47-vjeçari, i cili e bëri këtë përzgjedhje për llogari të kompanisë së basteve “Paddy Power”, zgjodhi Piter Shmajkëllin mes shtyllave, Geri Nevilin në të djathtë, Dejvid Bekhamin në të njëjtën korsi përpara, me Rajan Gigsin në krahun e majtë dhe Kristiano Ronaldon në sulm.

Legjenda të tjera të futbollit që u renditën në formacionin e tij ishin Sol Kempbëll i Arsenalit, Patrik Viera dhe Tieri Henri. Krahas tyre janë edhe yjet e Çelsit, Xhon Terri, Eshli Kol dhe Frenk Lampard. Kjo do të thoshte se e gjithë skuadra e tij përbëhet nga lojtarë të vetëm tri skuadrave, të cilët nuk kanë fituar një titull kampion mes tyre që prej vitit 2017.

form

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"