Dokumenti/ FIFA zhbllokon Luftëtarin, tani gjirokastritët mund të federojnë lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 18:48

Dokumenti/ FIFA zhbllokon Luftëtarin, tani gjirokastritët mund të federojnë lojtarë

Dritë në fund të “tunelit” për Luftëtarin. Ditën e sotme në klubin gjirokastrit ka mbërritur një email nga FIFA në lidhje me futbollistin Marko Aurelio. 

AURELIO RIBEIRO

Për shkak të disa problemeve me pagesat, klubit gjirokastrit i ishte bllokuar merkatoja, ndërkohë që ditën e sotme, Luftëtari ka marrë lajmin e madh për federimin e lojtarëve, pasi merkatoja është zhbllokuar.

Kukesi-Luftetari 0-0

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë edhe dokumentin e mbërritur nga FIFA në lidhje me këtë çështje ku raportohet zhbllokimi i merkatos.

Dokumenti

LETRA E PLOTË: 

I dashur zotëri! 

Ne i referohemi çështjes së lartpërmendur, në lidhje me zbulimet e vendimit të kaluar nga gjykatësi i Dhomës së Zgjidhjeve të Mosmarrëveshjeve më 17 shtator 2019, por edhe korrespondencës tonë të mërparshme në 9 dhjetor 2019. 

Në këtë drejtim, ne e pranojmë marrjen e korrespondencës së komunikimit me lojtarin, me anë të të cilit ai konfirmoi se ka arritur një zgjidhje miqësore. Si rrjedhojë, ne informojmë Luftëtarin se pezullimi i vendosur në përputhje me pikën shtatë, të vendimit të lartpërmendur, tashmë është hequr. 

Së fundmi, ne i informojmë të dyja palët se tani ne do të procedojmë me mbylljen e kësaj çështjeje. Ju falenderojmë me përzemërsi për vëmendjen përsa më sipër. 

Sinqerisht i juaji, 

Në emër të Dhomës së Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve Këshilltari Ligjor i Statusit të Futbollistit Martin Granat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"