Ditëlindja e Berat Gjimshitit, Atalanta e uron në shqip dhe me flamurin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 14:29

Ditëlindja e Berat Gjimshitit, Atalanta e uron në shqip dhe me flamurin kuqezi

Kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti feston 31-vjetorin e lindjes. 

65563e4f12e58berat gjimshiti

Klubi i mbrojtësit shqiptar, Atalanta ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë shumë të veçantë.

Në profilin zyrtar të klubit është publikuar një foto e Gjimshitit, ndërsa urimi i është bërë edhe në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen, Berat”-shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.

“Urimet më të mira për malin tonë, i urojmë Gjimshitit një ditëlindje të bukur”, është urimi në italisht dhe anglisht.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"