Disiplina e Pep Guardiolës, Sanja: Ju tregoj si na hoqi internetin në vitin 2016

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 23:42

Disiplina e Pep Guardiolës, Sanja: Ju tregoj si na hoqi internetin në vitin 2016

Ish-ylli i Mançester Sitit, Bakari Sanja, zbuloi se Pep Guardiola e ndërpreu sinjalin e WiFi-së nga dhoma e zhveshjes pas mbërritjes së tij në vitin 2016 në “Etihad”.

Bacary-Sagna-659998

Ish-mbrojtësi francez luajti vetëm një sezon nën urdhrat e trajnerit katalanas, por ishte më se e mjaftueshme për ta bërë atë të kuptonte se çfarë menaxheri i madh ai është në të vërtetë, duke u kujdesur për çdo detaj. Për 53-vjeçarin, interneti në dhomën e zhveshjes ishte një shpërqendrim.

“Pep Guardiola, për mua, është referenca si trajner, sepse ti duhet të jesh shumë i disiplinuar. Duhet të kuptosh se nuk është vetëm në fushë, është një jetë e tërë që duhet ta përshtatësh. Ka të bëjë me ushqimin që do të hani gjatë gjithë javës.

Për shembull, nëse jeni 1 kg mbipeshë, ju jeni jashtë ekipit! Nuk stërviteni. Ai erdhi te Siti dhe e ndërpreu internetin në dhomën e zhveshjes. Në fillim ti mërzitesh si një fëmijë, por më pas kupton se falë kësaj disipline dhe mentaliteti ai është fitues”, tha ish-anësori i Arsenalit nga Katari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"