Dinamo e plotë, vetëm një dilemë në mesfushë. Ja formacioni i mundshëm i bluve për derbin me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 15:51

Dinamo e plotë, vetëm një dilemë në mesfushë. Ja formacioni i mundshëm i bluve për derbin me Tiranën

Para derbit të së dielës me Tiranën, blutë nuk kanë probleme me mungesat. Grupi është i plotë dhe trajneri Mehmeti mund të zgjedh.

kacorri dinamo

Nuk ka lojtarë të skualifikuar me kartonë dhe Gudiabi, i dëmtuari i vetëm për momentin, ka nisur stërvitjen nga dje me grupin, por pjesërisht. Kjo është edhe dilema e vetme e trajnerit Mehmeti në lidhje me formacionin anti-Tirana.

Ai pritet që t’i besoj sërish formacionit tip të këtij kampionati dhe duhet të zgjedh njërin mes Smaçit, Qefalisë dhe Mijës për atë që do të jetë në krah të Andonit në qendër të mesfushë nga minuta e parë. Mbrojtja do të jetë me katërshen e përbërë nga Marku dhe Lorran në krahë dhe Hoxha e Behiratçe në qendër.

Sali mbetet titullari i portës. Nuk ndryshon as katërshja e sulmit, me Vilën dhe Zabërgjën në krahë, si dhe Denison pas Kaçorrit.

dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"