Dibala e ka mbaruar ciklin e tij në Serinë A, sulmuesi argjentinas piketohet Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 10:06

Dibala e ka mbaruar ciklin e tij në Serinë A, sulmuesi argjentinas piketohet Bundesligë

Paulo Dibalës mund t’i ketë ardhur fundi i aventurës në radhët e Romës. Sulmuesi argjentinas do të dëgjojë një mori me oferta këtë verë dhe në fund mund të vendosë që të largohet, ndoshta edhe diku jashtë Italisë.

Paulo-Dybala-20230419-asromalive.it_

Kërkesa e fundit për të vjen nga Gjermani, por në këtë rast nuk është Bajerni i Mynihut, as Borusia e Dortmundit, por Bajer Leverkuseni, kampioni (me shumë mundësi) i këtij sezoni në Bundesligë. “Aspirinat” janë skuadra që sivjet jo vetëm janë të vetmit të pamposhtur në Europë, por në të njëjtën kohë edhe një ndër ekipet që bën lojën më të bukur dhe më sulmuese.

Trajneri Ksabi Alonso po mahnit me idetë e tij dhe lëvizja e Leverkusenit për të tentuar Paulo Dibalën në verë, për t’i shtuar edhe më shumë cilësi lojës së kuqezinjve, duket edhe si një lëvizje për të bindur Alonson që të vazhdojë të qëndrojë në stolin e gjermanëve. Kujtojmë se Dibala ka një klauzolë prej vetëm 12 milionë eurosh me Romën, për prishjen e kontratës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"