Dhuna në derbi/ Dënohet ashpër Tirana, gjobitet Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2016 | 19:20

Dhuna në derbi/ Dënohet ashpër Tirana, gjobitet Partizani

Dy ditë pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen Tirana – Partizani, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e plota duke dënuar të dy klubet. Dënimet më të ashpra i ka marrë klubi i Tiranës, si organizatore e këtij takimi.

Untitled-13Bardheblutë do të luajnë 8 javë pa tifizë si brenda dhe jashtë fushës së tyre, ndërsa zyrtari i klubit Devi Muka, është pezulluar me 10 ndeshje për sherrin që pati me drejtorin e Përgjithshëm të Partizanit, Dritan Dërvishin.

Disiplika ka dënuar edhe Sajmir Shehrin me gjobë për sjellje ofenduese dhe për prezencën e tij në stadium.

Lidhur me klubin e Partizanit, FSHF ka gjobitur “të kuqtë” me 200 mijë lekë gjobë për sjelljen e gabuar të tofizëve dhe zyrtari i klubit Amarildo Dajlani, është përzulluar me 10 javë.

VENDIMET E PLOTA TË KOMSIIONIT TË DISIPLINËS:

1.KF “Tirana”, per deshtim ne pembushjen e pergjegjesive, duke mos garantuar sigurine e zyrtareve te klubit kundershtar pas ndeshjes dhe pergjegjesine per sjelljen gabuar te spektatoreve, bazuar ne nenet 32, 65 dhe 66 te KDS, denohet 8 (tete) ndeshje pa spektator. Zbatimi i denimit llogaritet per ndeshjet brenda dhe jashtë stadiumit perkates;
Ne baze te Nenit 13 te KDS, paralajmërimin e KF “Tirana”, per pershkallezimin e masave disiplinore ne rast te perseritjes se shkeljes perkatese;
2.Zyrtari i KF “Tirana”, Devi Muka, per sulm ndaj zyrtarit te ekipit kundershtar, denohet me 10 (dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2/b.
3.Zyrtari i KF “Tirana”, Sajmir Shehri, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, dhe mos respektim te vendimit te meparshem ndaj tij, denohet me ndalimin e hyrjes ne stadium, si dhe denim me gjobe ne masen 500.000 leke (peseqindmije) bazuar ne Nenin 21, 49/2/c dhe 49/3 te KDS.
4.KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke demtuar stolat e stadiumit, hedhur flakadane dhe stola ne fushen e lojes, denohet me 200.000 (dyqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
5.Zyrtari i KF “Partizani”, Amarildo Dajlani,per sulm ndaj kundershtarit/personave te tjere, denohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2/b.
6.Bazuar ne nenin 107 te KDS i kerkohet Sekretarise qe nepermjet Inspektoreve te Disiplines te identifikoje:
a)te gjithe individet qe jane perfshire ne akte dhune dhe nuk jane identifikuar ende nga zyrtaret e FSHF.
b)Demet materialet ne stadiumin Selman Stermasi, shkaktuar ne sektorin mik.
7Rrezimin e kerkeses se KF “Partizani” per marrjen e masave disiplinore me humbjen e ndeshjes “Tirana-Partizani” ne tavoline ne favor te “KF Partizani”;
Komisioni arsyeton se, ndonese jemi perpara deshtimit ne permbushjen e pergjegjesive nga ana e KF “Tirana”, ky deshtim nuk eshte siç parashikohet nga dispozitat e Nenit 65/3/b pasi nuk konstatohet nderprerje te lojes, hyrje ne fushe te personave qe kane shkaktuar akte te dhunes ndaj lojtareve ose zyrtareve te ndeshjes;
8.KF “Bylis”, për sjellje te gabuar te spektatoreve denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne Nenin 65/1 te KDS.
9.KF “Beselidhja”, per deshtim ne permushjen e pergjegjesive duke mos vene ne dispozicion ambulancen ne kohe, ne baze te Nenit 65/1, denohet me gjobe ne masen 200.000 (dyqindmije) leke. Ne aplikim te Nenit 136/1/a, denimi me gjobe aplikohet ne masen 50%;
10.Zyrtari i KF “Lushnja”, Dritan Cuko, per protese ndajzyrtareve te ndeshjes, me gjeste e fjale ofenduese, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, ne baze te Nenit 56/1/a te KDS.
11.KF “Kukesi” U-19, per mos mos paraqitje ne ndeshjen kunder KF “Kastrioti” U-19, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 ne favor te KF “Kastrioti” U-19, bazuar ne Nenin 55/1 te KDS.
12.Rezimin e kerkeses se KF “Sopoti B”, per rishikimin e Vendimit te 13 date 29/04/2016 si te pabazuar;
13.Zyrtari i ekipit te Lapraka A, U-13, Gezim Gega, per goditje me grusht ndaj zyrtarit te ndeshjes, bazuar ne Nenin 49/1/b, denohet me 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti.
14.KF “Lapraka A” U-13, per shkak te nderprejes perfundimtare te ndeshjes nga dhuna e ushtruar ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Tirana D” U-13 , bazuar ne nenet 31, 75, 76/c dhe 134/2 te KDS.
15.Ekipi i KS “Ali Demi” Mini Futboll, per aktivizim te lojtareve te cilet nuk kishin te drejte te humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 ne favor te Tirana Mini Futboll bazuar ne Nenin 54 te KDS.
16.Rrezimin e kerkeses se lojtarit te KF Gramshi, Ledio Koçi per pezullimin e denimit te mbetur.
Kunder vendimit 1mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Komisioni i Disiplines

Kryetar                                  Anetar                                Anetar
Sokol Como                       Adriatik Brace                   Arben Shkembi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"