Derbi special/ Tirana-Dinamo “saldojnë” rezultatin 3-2 në tri ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 23:06

Derbi special/ Tirana-Dinamo “saldojnë” rezultatin 3-2 në tri ndeshje

Tirana është në këtë moment që flasim në vendin e pestë me 39 pikë. Gjithsesi, e veçanta është në këtë sezon se skuadra bardheblu etiketohet si ekipi i përmbysjeve. Kështu, nga 28 takime të luajtura, ekipi ka fituar nëntë ndeshje dhe ka barazuar nëntë të tjera.

tirana vs dinamo

Nga dhjetë takime të fituara, në pesë prej tyre Tirana ka triumfuar me përmbysje. Katër janë kundër Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3-1, pikërisht sfida me Skënderbeun.

E veçanta tjetër është se Tirana-Dinamo është mbyllur sërish 3-2. Dy skuadrat në tri ndeshje këtë sezon e kanë mbyllur 3-2, gjithmonë me fitoren e bardhebluve. Vetëm një sfidë është mbyllur në barazim 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"