Derbi me Orikun, Troisi: Flamurtari nuk do ta lëshojë kryesimin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2022 | 10:05

Derbi me Orikun, Troisi: Flamurtari nuk do ta lëshojë kryesimin!

Derbi Flamurtari-Oriku po pritet me padurim në Vlorë. Për “Panorama Sport”, trajneri Marcelo Troisi e bën të qartë se objektivi është mbajtja e kryesimit dhe kërkon vetëm fitoren.

TROISI

“Me Orikun do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Luajmë një derbi, ku çdo gjë mund të ndodhë. Ne po punojmë për të qëndruar në krye të tabelës së klasifikimit dhe ky është objektivi ynë.

Jemi të angazhuar maksimalisht për të arritur misionin tonë. Ecurinë e kemi pasur pozitive dhe fitorja e fundit na ka dhënë një atmosferë edhe më të mirë në skuadër.

Por nuk ka mbaruar ende asgjë. Kemi shumë punë për të bërë dhe duhet që të jemi me këmbë në tokë.

Luajmë në shtëpi dhe duhet të japim maksimumin tonë për të marrë tri pikët e radhës, por edhe të kënaqim publikun tonë me lojë. Derbet janë emocionuese dhe unë kam bindjen se do të jetë një ndeshje shumë e bukur.

Unë futem në fushë vetëm për maksimumin, kështu që edhe këtë javë do të synojmë të marrim pikët e plota. Asnjë rezultat tjetër nuk do të më pëlqente dhe mbi të gjitha nëse duam që të ngjitemi në elitë.

Jemi në krye të tabelës së klasifikimit dhe duhet të mbajmë ritmin dhe vendin e parë. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë. Kampionati është i gjatë dhe përpara kemi shumë javë dhe ndeshje.

Por jam i kënaqur se kam një grup të fortë lojtarësh. Janë profesionistë dhe që bëjnë diferencën”, shprehet fillimisht Troisi. Trajneri analizon edhe kundërshtarin, teksa thotë:

“E kam ndjekur dhe studiuar. Është një ekip i mirë. Ata janë të organizuar.

Por ne nuk mund të flasim, duke respektuar ekipin që kemi përballë. Skuadrën e kemi të plotë, me mungesat që dihen tashmë. Kemi kapacitetet për të përballuar me sukses çdo kundërshtar”, përfundon tekniku brazilian.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"