Dëmtimi në miqësore rezulton më i rëndë seç pritej, Hysaj mungon edhe në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 12:25

Dëmtimi në miqësore rezulton më i rëndë seç pritej, Hysaj mungon edhe në stërvitje

Elseid Hysaj është dëmtuar në ndeshjen miqësore që Lacio ka zhvilluar ndaj Triestinës, duke lënë fushën pak minuta pasi nisi sfida. Një inflamacion në tendinën e Akilit, ka bërë që futbollisti të largohet nga fusha e blertë.

hysaj

Por, mesa duket dëmtimi ka rezultuar më i rëndë duke qenë se pas ndeshjes ai ka munguar edhe në 2 stërvitjet e radhës. Mediat italiane raportojnë se gjendja shëndetësore e Hysajt është duke u vlerësuar nga stafi mjekësor, ndërkohë që në kampin kryeqytetas shpresojnë që të jetë i gatshëm sa më shpejt.

I dëmtuar nga ndeshja doli edhe lojtari tjetër Akpa Akpro por ky i fundit nuk ka pasur asgjë serioze dhe është bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL